Pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Bashkinë e Durrësit, ku ai kërkoi dorëheqjen e drejtorëve, njësoj si në bashkitë e tjera të vendit si Vlora dhe Fieri, këtë të enjte janë dorëzuar dorëheqje masive nga drejtuesit dhe kryetarët e njësive administrative të bashkisë.
Në total janë 25 drejtues që kanë dhënë dorëheqjen, mes tyre 13 drejtorë të drejtorive kryesore të bashkisë dhe 12 administratorë të njësive dhe rajoneve.
Lista e plotë e atyre që kanë dorëzuar dorëheqjen:
Roni Shqopa – Drejtoria e Taksave dhe Tarifave vendore
Meme Xhaferaj – Drejtoria e Shërbimit Social
Ardian Gurra – Drejtoria e Arsim – Kulturë – Sport – Komunitete Fetare
Oneda Deliallisi – Drejtoria e Auditit të Brendshëm
Ermal Lufo – Drejtoria Ekonomike
Ardian Iljazaj – Drejtoria e Shërbimeve
Valbona Qiriako – Drejtoria e Buxhetit
Lorenc Facja – Drejtoria e Projekteve dhe Infrastrukturës Publike
Lorenc Smajli – Drejtoria e Turizmit
Dhurata Gjoka – Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Robert Dervishi – Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit
Alneida Rroshi – Drejtoria Ligjore
Leonard Haka – Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit
Aljon Hysko – Drejtoria e Rrugëve
Administratorët e njësive dhe rajoneve që dhanë dorëheqjen:
Roland Çobani – Rajoni nr.1
Ilir Ngresi – Rajoni nr.2
Myslym Hasanaj – Rajoni nr.3
Davide Ndoi – Rajoni nr.4
Jurgen Tabaku – Rajoni nr.5
Jetmir Pupla – Rajoni nr.6
Kadri Gjyli – Ishëm
Edlir Cërri – Sukth
Muharrem Sula – Manëz
Eltion Preni – Katund i Ri
Albert Bukaçi – Rrashbull
Këto dorëheqje janë pjesë e praktikës së ndjekur nga Kryeministri Rama, i cili pas inspektimeve në disa bashki ka kërkuar që drejtuesit aktualë të lënë vendin për t’i hapur rrugë një procesi të ri përzgjedhjeje.
