Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Denis Brajoviç.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se ai ekstradua disa kohë më parë drejt vendit tonë, pasi ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’ dhe u arrestua në shkurt të vitit 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Denis Bajri Brajoviç dyshohet se autor i vrasjes së Gjon Ndojit (Boriçi), krimi ndodhur më 9 Gusht 2020 në Shkodër. Madje sipas hetimeve, pas vrasjes ai i ka shkuar edhe në varrim./ Top Channel