Detaje të reja kanë dalë në lidhje me të shkuarën e Eduart Reçit, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Raportohet se 52-vjeçari para se të ishte biznesmen në sektorin e ndërtimit, ka qenë drejtor në Shërbimin Informativ të Shtetit. Gjithashtu, ai nuk rezulton i skeduar nga policia. Biznesmeni 52-vjeçari Eduart Reçi u qëllua me një plumb në kokë, teksa po dilte nga teksa po dilte nga banesa e tij në rrugën “Faik Konica”, në Tiranë.
Ai u dërgua në spitalin e Traumës pasi u plagos, por ndërroi jetë gjatë natës. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa nuk ka asnjë gjumë nga autori.