Detaje të reja vijojnë të zbardhen sërish nga vrasja e 44-vjeçarit shqiptar Francesk Shkambi në Michigan, SHBA, gjatë mbrëmjes të së dielës. Bëhet me dije se Françesk Shkambi ishte i afërm i Elvis Shkambit, 30-vjeçarit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Tiranë, më 6 tetor.

Francesk Shkambi gjithashtu ishte personi që hapi pak javë më parë një fushatë “GoFundMe” për të mbledhur fonde në ndihmë të Elvis dhe Gjon Shkambit, duke u prezantuar si familjar i tyre. Fushata kërkonte mbështetje financiare për “mbrojtje ligjore profesionale dhe të pavarur”, ndërsa arriti të grumbullonte mbi 8000 dollarë.

Gjithashtu, Shkambi rezulton i dënuar në vitin 2013 për posedim dhe shpërndarje të kokainës, heroinës, marihuanës dhe ekstazisë, ndërsa u lirua në dhjetor 2024. 44-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri në verandën e restorantit të tij në Detroit Lions. Siç raportohet, Francesk Shkambi u thirr nga autori për të dalë jashtë lokalit dhe në atë moment e qëlloi me armë. Më pas, Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku shqiptari u gjet i pajetë.