Gjykata e Lezhës ka dhënë vendimin për vrasjen e Ardian Nikulaj, duke dënuar me burgim të përjetshëm autorin e krimit.

Shtetasi portugez Ruben Saraiva është shpallur fajtor dhe do të vuajë dënimin maksimal të parashikuar nga ligji.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2023 në Shëngjin, ku Nikulaj u qëllua për vdekje brenda një lokali.

Sipas hetimeve, vrasja ishte e mirëorganizuar dhe e planifikuar në detaje, me lëvizje të studiuara paraprakisht nga autorët, çka çoi në dënimin maksimal për të pandehurin.