
Është përcjellë sot për në banesën e fundit Lefter Zhidru, 71-vjeçari që terrorizoi një lagje të tërë në Elbasan.
Në ceremoninë mortore morën pjesë një numër i kufizuar njerëzish për shkak të masave kufizuese të vendosura prej pandemisë.
Zhidru u varros në fshatin Xarrë në Sarandë, ku ishte edhe vendlindja e tij. Familjarët nuk kanë pranuar të flasin për mediat. 71-vjeçari mbeti i vrarë nga forcat RENEA dy ditë më parë në Elbasan pas 5 orësh rezistencë.
Pas denoncimit të bashkëshortes për dhunë, ai qëlloi me armë zjarri drejt policisë duke lënë të plagosur dy kalimtarë të rastit.




