eputetja e Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu, ka reaguar pas emërimit të saj nga kryeministri Edi Rama si ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për besimin, teksa ka shprehur dëshirën për të çuar para çdo angazhim të qeverisë. Një tjetër falenderim në reagimin e saj Spahiu e kishte edhe për Evis Salën, e cila mbajti detyrën e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përreth një vit, dhe dashamirësit që e kanë uruar.

Reagimi i Klodiana Spahiut:

Së pari, falenderim për Kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë në propozimin si Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Shumë mirënjohëse dhe me dëshirën e madhe për të çuar përpara çdo angazhim. Falenderim për Profesore Evis Sala, për gjithë punën e bërë dhe kontributin e dhënë në këtë Ministri. Një falenderim edhe për të gjithë ata që më kanë dërguar mesazhe pa fund urimi, miq e të njohur dhe shumë miq të tjerë virtualë. Në pamundësi për t’ju kthyer të gjithëve përgjigje, ju them vetëm:

FALEMINDERIT NGA ZEMRA!