Donjeta Bali është larguar nga drejtimi i Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.

Mësohet se Bali, e cila ende nuk ka mbushur dy muaj nga emërimi i saj në këtë pozicion, si zëvendësuese e Alma Canit. Nuk dihen ende shkaqet që qëndrojnë pas këtij vendimi.

Ndërkohë, në vend të saj, në krye të QSUT tashmë është emëruar një tjetër mjek, Florenc Spaho. Spaho është ish-deputet dhe anëtar i komisionit të shëndetësisë.