Një 53-vjeçar është proceduar ditën e sotme në Lushnje.

Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se 53-vjeçari i identifikuar me iniciale D.Gj u procedua pasi ka keqtrajuar qenin e tij.

Mësohet ndër të tjera nga njoftimi i policisë se 53-vjeçari u filmua teksa dhunonte qenin e tij dhe duke e hedhur në një shatervan me ujë.

Ai akuzohet për veprën penale keqtrajtim i kafshës. 

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas, duke keqtrajtuar një kafshë shtëpiake (qenin e tij), ju sqarojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën dhe shoqërun në Komisariat shtetasin që shfaqet në video. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 53 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, pasi në lagjen “Kongresi”, Lushnjë, ky shtetas ka hedhur qenin e tij duke e keqtrajtuar, në shatervanin me ujë. Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.