Të turpshme, e cilësoi kryedemokrati Sali Berisha mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku u dëgjua rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku.
“Sallaku u fut në strofullën e hajdutëve”, tha Berisha, duke iu referuar disa ministrave të mazhorancës.
“A e kupton që u fute në strofullën e hajdutëve. Kujt i qahesh. Të gjithë këta janë të përfunduar, janë të marrë fund. Mos të kujtojnë se mund të kryejnë dhe veprimin më të vogël me mbështetjen e opozitës. Paralajmëroj Ramën se nëse tenton të rrethojë institucionet, Surreli do i rrethohet.
Por, të shndërrosh grupin parlamentar në rifuxhio të hajdutëve, e tregoi sot veten me seancën që dëgjoi… imagjinoni ju hajdutët më të mëdhenj të bëhen gjykatës. Ishte seanca më e turpshme, më tragjikomike në histori”.