Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e djeshme në zonën e Çardhaku, në Korçë.

Sipas policisë, viktima është identifikuar si Agim Dejo, i cili ishte larguar nga banesa e tij që në muajin shkurt.

Nga rezultatet e autopsisë mësohet se 72-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë: 

Korçë/ Në vijim të informacionit të dhënë më datë 09.02.2026, për largimin nga banesa të shtetasit A. D., 72 vjeç, banues në Korçë, bëjmë me dije se është gjetur trupi i pajetë i tij (i dekompozuar), në vendin e quajtur “Çezma e Manushaqeve”, në malin Moravë, Korçë. Nga tërësia e veprimeve hetimore (këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e kufomës dhe deklarimet e mjekut ligjor pas autopsisë), rezulton se nuk ka patur dëmtime të jashtme dhe se 72-vjeçari dyshohet ta ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.