Ngjarja e rëndë e raportuar sot në Elbasan, ku një person është gjetur i djegur, është zbardhur. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Luigj Gurakuqi’, ku personi i djegur është identifikuar si një 66-vjeçar me iniciale E.A. Ai dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe ka humbur jetën.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan / Informacion paraprak Në lagjen “Luigj Gurakuqi”, shtetasi E. A., 66 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe, si pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
