Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zall-Bastar, ku është gjetur i vdekur shtetasi Xh.M. Sipas hetimeve të para dhe ekzaminimit mjeko-ligjor, rezulton se vdekja e tij ka qenë e shkaktuar nga goditje në pjesën e pasme të kokës me sende të forta.

Policia ka nisur hetimet për “Vrasje me dashje” dhe ka dërguar materialet në Prokurori për hetime të mëtejshme. Hetimi vijon për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.