Identiteti i personit, trupi i të cili u gjet i karbonizuar brenda një automjeti të djegur, në Skourta, Greqi, ende nuk është zbuluar.

Makina u gjet në një vend të izoluar, ku mund të shkohej vetëm përmes një rrugë rurale në gjendje të keqe. Sipas burimeve policore, një shqiptar me profesion punëtor ndërtimi, u raportua i zhdukur në zonë, por që më parë nuk ishte raportuar në polici.

Shqiptari u largua nga Vilia dhe shkoi në Skourta me makinën e tij, e cila ishte e braktisur në fshat. Ndërkohë pritet të merret ADN-ja nga të afërmit e shqiptarit dhe nga trupi i gjetur i dekompozuar për të parë nëse janë identikë.

Makina rezulton se ishte vjedhur nga zona e Glyfadës dhe kishte targa të falsifikuara. Mediat greke raportojnë se trupi i karbonizuar ndodhej në sediljen e pasme të automjetit, ndërsa duart i kishte me pranga.

Zgjedhja e vendit, prangosja e viktimës dhe më pas djegia e automjetit, ka nxitur dyshimet se është një ngjarje e mirëorganizuar kriminale.