Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur sot në Korçë, ku Nikollaq Kacimbro është gjetur i pajetë në një makinë.

Raportohet se i moshuari humbi jetën paraditen e kësaj të hëne në vendin e punës si pasojë e një arresti kardiak. Edhe pse kishte dalë në pension, 77-vjeçari punonte ende për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Ai punonte në një godinë në zonën e SMT-së si roje me turne. Sipas familjarëve, ai ishte turni i 3-të dhe mëngjesin e sotëm familja e tij e priste në shtëpi. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i familjarëve për shkak të vonesës së tij, të cilët pasi kanë mbërritur në vendin e punës e kanë gjetur të pajetë.

Ai jetonte me bashkëshorten si dhe djalin e tij që trajtohet me kemp.