Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku një 20-vjeçar u gjet i pajetë nga familjarët e tij në banesë në fashtin “Guci e Re”.
I riu ishte vrarë me armë zjarri, teksa ende nuk dihen rrethanat e plota të krimit të rëndë. Xhaxhi i tij ka folur për mediat, duke treguar se i riu nuk ishte problematik dhe se punonte me të atin, të cilin e ndihmonte për punët e fshatit. Ai tregon se pjesën më të madhe të kohës, 20-vjeçari jetonte në Dukagjin.
“E kam nip, djali i vëllait. Lajmin e kam marrë vesh para 20 minutash. Ai nuk kishte asnjë problem, ka jetuar me babën dhe vëllain në Dukagjin shumicën e kohës. Ka shkaur ka parë nga shtëpia çfarë bëhet. Prej 15 vitesh jeton herë në Dukagjin, herë këtu. Në Dukagjin ka bagëti, punon tokë. Nuk ishte problematik, nuk është bërë as për mirë, as për keq. Dy fëmijë të vegjël ka i ati. Jeta ekonomike ka qenë me probleme, me halle si të gjithë.”– tregoi ai.



