Një 40-vjeçar nga Korça ka humbur jetën në repartin e reanimacionit të spitalit rajonal në orët e para të mëngjesit të sotëm. Viktima, Ledion Meçollari, u gjet dje i shtrirë në rrugë dhe u transportua menjëherë drejt urgjencës për ndihmë mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ishte paraqitur në gjendje të rënduar dhe dyshohet se kishte konsumuar alkool dhe lëndë narkotike. Pavarësisht trajtimit, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua gjatë natës, duke sjellë më pas humbjen e jetës.

Mësohet se Meçollari ka pasur edhe më herët probleme të theksuara. Rreth një muaj më parë, ai kishte tentuar vetëvrasjen duke u hedhur nga ballkoni i banesës, në një episod që ndodhi në praninë e bashkëshortes dhe fëmijëve.

Viktima mësohet se nuk ka shenja dhune dhe dyshohet që shkak i vdekjes të jetë bërë alkooli dhe lëndët narkotike që përdorte.