Policia ka reaguar në lidhje me gjetjen e eshtrave që u gjetën ditën e sotme në pyllin e Sodës, në Vlorë.
Në një njoftim, uniformat blu kanë deklaruar se eshtrat, për të cilat u dyshua se ishin njeriu, në fakt i përkasin një kafshe. Kockat u gjetën nga disa punëtorë që po punonin për ndërtimin e rrugës, ndërsa do dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për disa eshtra njeriu të gjetura në pyllin e Sodës, ju bëjmë me dije se:
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor. Paraprakisht nga veprimet e para, dyshohet se mbetjet kockore nuk janë të natyrës njerëzore.
Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.