Polica ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë në fshatin Progër, Devoll, ku dy gra u gjetën pa jetë dhe me shenja dhune në shtëpinë e tyre.
Mësohet se viktimat janë Bukurie Bami dhe Fatmira Bami, nuse dhe vjehërr. Policia tha se viktimat janë gjetur pa jetë dhe me shenja dhune në trup, shkaktuar nga sende të forta.
Pista e parë e hetimeve është ajo e grabitjes, ku dyshohet se të dyja gratë kanë humbur jetën gjatë përleshjeve me grabitësin që tentoi të vidhte në shtëpinë e tyre. Deri më tani, i dyshuari kryesor si autor i krimit është një fqinj i viktimave.