Avokat Spartak Ngjela ishte i ftuar paraditen e sotme në emisionin “Breaking” në Top News. Ai foli për sulmin e paprecedentë ndaj Top Channel me armë zjarri.
Sipas Ngjelës ishin plumba drejtuar fjalës së lirë, sulm për të cilin policia duhet të reagojë me të gjithë fuqinë e saj.
“Është goditur me plumba “Perandori”. Në Shqipëri është e vështirë që të zbardhen krimet. Në faktin që jemi përballë një faktori që mund të kenë influencuar në këtë, se mund të jetë dhe krim i rrugës, vjen një e thotë dua kaq para, këta s’ja japin e ai i gjuan.
Zgjidhjen e ka në dorë kryeministri. Mendja njerëzore nuk është larguar ende nga simbolika,” tha Ngjela.