Erjon Vishkulli, i cili u bë i njohur për publikun pas dëmtimit të rëndë në sy gjatë protestës në Tiranë, është shfaqur në një moment krejt ndryshe, larg tensioneve dhe ngjarjeve që e vendosën në qendër të vëmendjes mediatike.

Në pamjet e fundit, ai shihet duke luajtur me mbesën e tij, në një çast familjar..

Pas ngjarjes së rëndë, gjatë së cilës u godit në sy me një plumb gome, Vishkulli rrëfeu publikisht dhimbjet dhe pasigurinë që po përjetonte për shkak të dëmtimit.

Historia e tij tërhoqi vëmendje të madhe, ndërsa shqetësimi kryesor lidhej me gjendjen shëndetësore dhe pasojat që mund të kishte goditja në shikimin e tij.

Por këtë herë, vëmendja nuk është te protesta apo përplasjet me policinë, por te një moment i thjeshtë dhe i ngrohtë familjar.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)