Personi që shihni në foto është Artur Deliu, i cili humbi jetën në vendin e punës në Itali. 36-vjeçari humbi jetën tragjikisht, për shkak të një defekti mekanik të betonierës që po shkarkonte beton në çatinë e një objekti, ku mekanizmi i hekurt i krahut u shkëput dhe goditi dy punëtorët.
Për fat të keq shqiptari humbi jetën dhe kolegu i tij u plagos rëndë. Aktualisht një aktivitet për mbledhjen e fondeve është duke u zhvilluar për të mbështetur familjen e punëtorit shqiptar Artur Deliu, i cili vdiq në një kantier ndërtimi në Corso Vittorio Veneto.
Ai la pas një grua dhe dy fëmijë. Komuniteti i Pozzallo dhe më gjerë është mobilizuar për të ofruar mbështetje konkrete për familjen e Artur Deliut. Hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes janë ende në proces nga autoritetet, për të vlerësuar nëse ka pasur mungesë të kushteve të sigurisë në punë
