Një 68-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht këtë të shtunë në Përmet, pasi dyshohet se u godit nga rrufeja teksa po kulloste bagëtitë në Malin e Trebeshinës.

Viktima është identifikuar si Syrja Karati, banues në Ballaban. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhej në vendin e quajtur Zaçe Be, kur u godit nga shkarkesat elektrike gjatë motit të keq.

Si pasojë e goditjes, 68-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Autoritetet kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes është goditja nga rrufeja.