Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim në selinë blu pas protestës së opozitës para Kryeministrisë dhe Kuvendit.
Berisha vlerësoi vetëpërmbajtjen dhe qëndrimin paqësor të protestuesve, duke theksuar se kjo është shumë më e fuqishme se çdo akt dhune. Ai iu drejtua atyre që sulmuan protestuesit, deputetët dhe qytetarë me aftësi të kufizuara, duke nënvizuar se durimi ka një kufi dhe provokatorët mund të marrin mësimin që meritojnë.
“Mirënjohje për çdo qytetar që erdhi nga katër anët e vendit. 20 shkurt është dita jonë,” përfundoi Berisha.
