Kamza u zgjua nga një shpërthim i fuqishëm mëngjesin e sotëm, pasi një automjet luksoz u hodh në erë.

Automjeti u shpërthye me tritol, ndërsa fatmirësisht nuk pati njerëz të dëmtuar por vetëm dëme materiale. Automjeti ishte në pronësi të Artan Lleshit, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të aktivitetit të tij në Angli, e po ashtu dhe për shkak të konflikteve për shkak të mashtrimit me disa shqiptarë.

“Më datë 31.05.2022, në orën 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, në automjetin tip “Audi Q7” dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.