Një ngjarje tragjike tronditi qytetin e Durrësit mëngjesin e ditës së djeshme, ku një 19-vjeçare humbi jetën pasi dyshohet se është hedhur nga kati i pestë i një pallati.
Viktima është identifikuar si Prayla Key Troplini, një vajzë e re që, sipas burimeve paraprake, ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike përpara ngjarjes së rëndë.
Për pasojë, 19-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Kanë qenë kalimtarët dhe banorët e zonës ata që kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës pas ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e tragjedisë.
Ndërkohë, trupi i pajetë i së resë është transportuar për ekspertizë mjeko-ligjore.
