Luan Baçi, deputet i Partisë Demokratike, është thirrur nga SPAK pas një kallëzimi të bërë nga Aredin Behari, i cili akuzon Baçin për fshehje të një pasurie prej gati 800 mijë euro.
Sipas Behari, në periudhën 2010-2011, Baçi, përmes bashkëshortes së tij, ka investuar 783 mijë euro cash në një kompleks turistik në Vlorë, por nuk e ka deklaruar këtë investim për t’u shmangur një hetimi të mundshëm nga SPAK. Sapo doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme deputeti sqaroi për gazetarët se për çfarë u pyet.
“Nuk jam i shqetësuar, u kallëzova nga i njëjti person mjeran por kjo çështje është mbyllur. Jam në transparencë të plotë. Nuk kishte prokuror ishte nje punonjës.” tha Baçi.