Është tensionuar situata para Kuvendit, ku deputetët e opozitës vijojnë të përplasen me Gardën.
Deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka kanë deklaruar se forcat e policisë u kanë drejtuar edhe armën. Barhdi tha se deputetët janë kërcënuar në ambientet e tyre të punës.
“Kanë rrethuar deputetët e Kuvendi të Shqipërisë. U kanë drejtuar armën, i kanë qëlluar në vendin e punës. Nuk ka ndodhur kurrë që forcat e policisë të hyjnë dhe të dhunojnë deputetët. Ky është realiteti i një krimineli që është në krye të ministrit se Brendshme shërbëtori i bandave të Durrësit. Mendojnë se do na trembin kështu.”– tha Bardhi.
Nga ana tjetër, Noka i dërgoi një mesazh kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentares Elisa Spiropali.
“Nipi i Enver Hoxhës mund të rrijë në krye të ministrisë por kujto që e kemi tërhequr zvarrë Hoxhën, ashtu do tërhiqesh edhe ti dhe Spiropali nëse do dhunoni deputetët e opozitës. Është e paprecedente që të ndërhyjnë forcat RENEA dhe FSHN ndaj deputetëve. Kjo është kundër çdo ligji dhe në shkelje të Kushtetutës. Kjo po bëhet për të mbrojtur narkoshtetin, për të mbrojtur kriminelët.”- tha Noka.