Drejtoria kundër Krimit Financiar në Departamentin kundër krimit të organizuar e krimeve të rënda në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me njësinë e përbashkët hetimore Task Forcë pranë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, ditën e sotme kanë bërë të mundur arrestimi në flagrancë të shtetasve Hysen Qani Çibuku, 55 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor në njësinë e tatimpaguesve të mëdhenj (VIP) pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë dhe Erlind Ilirjan Idrizaj, 24vjeç, banues në Fier, i punësuar ekonomist pranë një subjekti privat.
Arrestimi i dy shtetasve të mësipërm, i realizuar në kuadër të operacionit të koduar ‘Amnistia’, erdhi pas veprimeve hetimore nga ku rezultoi se në bashkëpunim me njëri tjetrin, Çibuku dhe Idrizaj i kanë kërkuar përfaqësuesit të një biznesi shumën prej 30 milionë lekësh (të vjetra), për të mundësuar faljen e një gjobe të vënë ndaj tij nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve do i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë nën akuzën e kryerjes së veprës penale të “korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.
13 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)