27-vjeçari Kevi Muçllari u arrestua sot nga policia e Pogradecit, pas konfrontimit fizik me një anëtarë në këshillin bashkiak të Pogradecit për miratimin e pikës 6 për “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 ha në Çërravë që mund të jepen me qira”.

Pas arrestimit banorët e zonës në shenjë proteste janë mbledhur para komisariatit të Pogradecit dhe kërkojnë lirimin e të riut. Ata pretendojnë se 27-vjeçari Kevi Muçllarin mbrojti interesin publik të fshatarëve për tokën.

“Na është bërë një padrejtësi. Kemi qenë në mbledhjen e Bashkisë së Pogradecit, bëhet fjalë për disa toka që ne i kemi pasur kullota dhe këta zotërinjtë tani kanë kërkojnë që t’i marrin këto toka për të mbjellë pemë apo ku di unë. Na është arrestuar një fshatari dhe shoku jonë pa të drejtë, ku këshilltari e provokon në maksimum. Nuk duhet të arrestohet ai, por personi përgjegjës”, tha njëri prej banorëve.