Ish-kryeministri Sali Berisha, ishte sot në Lezhë, ku prezantoi kandidatët për deputetë të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”.
Gjatë fjalës së tij, Berisha nuk i kurseu sulmet ndaj Ramës, teksa foli edhe për vizitën e tij në Strasburg. Berisha tha po ashtu se Ramës i ishte anuluar darka me anëtarët e Këshillit të Europës.
“Qytetarë të Lezhës, banorë fisnikë të këtij Qarku, të dashur kandidatë të fitores! Përshëndetjet më të përzemërta për mbështetjen e jahstëzakonshme, për vlerat më të mira të njeriut, për Zotin dhe familjen, këtoj janë edhe vlerat e Partisë. Zoti ju bekoftë, mirënjohje të mëdha!
U nisa nga Strasburgu drejt Lezhës, teksa ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta të grupit të partive popullore, të cilët besojnë te fitoja e opozitës dhe shpëtimi i Shqipërisë.
U ktheva nga Strasburgu optimist dhe i sigurt por pata dhe një ndjenjë turpërimi të vërtetë pasi në tempullin më të vjetër të demokracisë evropiane, tempullin e vlerave, zgjedhjeve të lira, Edi Ramës ia kishin pezulluar darkën duke u bërë kështu i pari mysafir i ftuar që i anulohej darka.
U ktheva optimist dhe i sigurt se mbështetja e miqve tanë është më e madhe se kurrë. Në tempullin e demokracisë evropiane më garantuan mbështetje. Ju garantoj se grupi konservator i KE-së ka dhënë mbështjen maksimale.
Edi Rama vetëm shqiptar nuk është. Vij sot tek ju për tu paraqitur për programin e Shqipërisë madhështore dhe Lezhës Madhështore. Lezha është Everest, ka Besëlidhjen, për besimin e pakufishëm. Ishte kjo Besëlidhje që tregoi forcën e shqiptarëve” – tha Berisha.




