Kujtim Ibra, avokati mbrojtës i Elvis Shkambit autorit të dyshuar të vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja ka deklaruar se klienti i tij kishte pasur armë për shkak të punës së mëparshme në sektorin e sigurisë.
Sipas avokatit, Shkambi kishte punuar më herët si punonjës sigurie në disa institucione, ndonëse nuk janë bërë të ditura emrat apo natyra e këtyre vendeve të punës. Megjithatë, ai theksoi se arma me të cilën u krye krimi ishte pa leje.
“Ka vuajtur shumë sa i takon çështjeve civile, ka hyrë në shumë borxhe për shkak të një kalvari të gjatë. Tronditja ka qenë për shkak të vendimit të dhënë, duke qenë se do rikthehej edhe njëherë çështja në fillim. Arma nuk ka qenë me leje, pro shkëmbi pretendon se ka punuar në disa institucione. Ai kaq deklaroi në seancë. Duhet ti kërkojmë falje familjes Kalaja, ka kërkuar falje për dy të plagosurit dhe për gjyqtarin. Është goditur një gjyqtar, është i pajustifikueshëm, gjyqtari dhe prokurori janë në zbtim të ligjit nuk mund të vriten dhe unë besoj se kjo kambanë alarmi do jetë edhe për sistemin e drejtësisë, që s’duhet të arrijnë në zvarritje të tejskajshme”, tha avokati.