Një 28-vjeçar me iniciale A. Z., rezulton i zhdukur që prej datës 11 prill.

Ka qenë vëllai i tij, ai që ka denoncuar rastin në polici ku kërkon ndihmë për 28-vjeçarin e zhdukur.

“Më datë 12.04.2025, shtetasi K. Z., 25 vjeç, kallzon se më datë 11.04.2025, është larguar nga banesa vëllai i tij shtetasi A. Z., 28 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Tiranës.