Deputetët e Partisë Demokratike u larguan ditën e djeshme nga salla e parlamentit pak përpara se të mbahej 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja. Shkak u bë përjashtimi i demokratit Luçiano Boçi nga salla pasi bllokoi foltoren e Kuvendit duke kërkuar të merrte fjalën jashtë rendi.
Deputeti i PS Ardit Bido tha se pas daljes nga salla, deputetët e PD filluan të debatonin me njëri-tjetrin jashtë duke i kërkuar llogari drejtuesit të grupit për braktisjen e seancës. Bido e konsideron të akt një mungesë totale respekti ndaj figurës së Rexhep Qosjas.
“Nuk mund të mos komentoj një akt që është i shëmtuar ndodhi pak më parë ku kolegët e opozitës ikën nga salla, dukshëm të paqartë se për çfarë ikën. Kush rastisi jashtë, i pa teksa debatonin ku pjesa më e madhe kërkonte llogari nga drejtuesit e grupi parlamentar se përse ikën në atë formë nga salla dhe kjo ndodhi vetë pak minuta përpara sesa të çoheshim dhe të mbanim 1 minutë heshtje për një prej figurave më të larta të kombit shqiptar, siç është Rexhep Qosja”-, tha ndër të tjera Bido.
