Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi akuzohet se ka mashtruar njerëz duke u marrë shuma të ndryshme lekësh.

Personat që e kanë denoncuar kanë treguar se shtetasi me inicialet J. M., u ka marrë shuma lekësh pas njohjes që kishte me ta, me pretendimin se kishte probleme shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Në bazë të kallëzimeve të bëra, komisariati i policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë Korçë kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit për një 28-vjeçar të dyshuar për “Mashtrim”.

Sipas informacioneve, mësohet se shtetasi me iniciale J.M. ka mashtruar njerëz duke u marrë shuma të ndryshme lekësh.

Këta persona kanë denoncuar pranë komisariatit të policisë së Korçës duke treguar se 28-vjeçari u ka marrë shuma lekësh pas njohjes që kishte me ta, me pretendimin se kishte probleme shëndetësore. Gjatë hetimeve u vërtetuan të gjitha kallëzimet e tyre dhe u bë i mundur ndalimi i 28-vjeçarit.

Mësohet se shuma e përfituar është e madhe ndërsa dyshohet se ka mashtruar një numër të madh shtëtasish, ku një pjesë e tyre kanë bërë kallëzim penal, ndërkohë që po punohet dhe për evidentimin e rasteve të tjera për ti vënë në dispozicion të hetimit në ngarkim të këtij shtetasi.