Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro. Sipas njoftimit të SPAK ai akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me një dhënie licence së një pike karburanti, që dyshohet se ishte ndërtim pa leje.

Pas këtij lajmi kryebashkiaku i Devollit reagoi duke treguar se ka frimosur çdo letër sipas ligjit dhe nuk ka asnjë shpërdorim detyre nga ana e tij.

“Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit. Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol”. Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”, ka deklaruar ai.