Është përcjellë sot drejt banesës së fundit gazetari Namir Lapardhaja, i cili u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare.

Gjatë ditës së sotme në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani” në Berat, në nder tij u mbajtën homazhe, ku familjarë, miq, kolegë i dhanë lamtumirën e fundit. Namir Lapardhaja humbi jetën një javë më parë në Gjermani, pas një ataku kardiak.

Pas homazheve, kortezhi mortor u nis drejt varrezave të Burdulliasit në Berat ku u krye edhe ceremonia e përcjelljes së tij për në banesën e fundit.