Në seancën e sotme të Kuvendit, ka pasur përplasje të forta verbale mes deputetëve. Si pasojë ekëtyre debateve dhe tensionit të madh në seancë kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka shtyrë seancën për ditën e hënë.
Në qendër të debateve ka qenë arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, por edhe çështje të tjera të ditës.
Kulmi i tensioneve arriti, kur deputeti i PD Flamur Noka donte të gjuante me shishe uji mbi deputetin socialist Taulant Balla.
Incidenti u ndërpre pas ndërhyrjes të Gardës së Republikës, ndërsa Spiropali shtyu seancën.
