Grupi parlamentar i Partisë Demokratike (PD) ka vendosur të bojkotojë përkohësisht komisionet parlamentare, duke filluar nga kjo e hënë. Deputetët e PD-së e kanë nisur bojkotin, duke mos u paraqitur në seancat e Komisionit të Ekonomisë dhe Komisionit të të Drejtave të Njeriut.

Ky vendim i opozitës vjen në një moment të tensionuar politik, pas debateve të mëdha për çështje të ndryshme ligjore dhe të tjera që ndodhin në Kuvend. Bojkoti nga PD ka për qëllim të shprehi kundërshtimin e saj ndaj disa veprimeve dhe politikave të qeverisë, duke theksuar se do të vijojë me këtë qëndrim derisa të merren parasysh kërkesat e saj.

Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush! Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare”, ka qenë ky mesazhi i djeshëm i kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i siguruar nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga.