Deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi, ka vizituar paraditen e sotme Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij në këtë institucion, ndërkohë që Peçi ka qëndruar më shumë se një orë në ambientet e SPAK.
Pas përfundimit të vizitës, ai është larguar pa dhënë asnjë koment për mediat, duke refuzuar të flasë për shkaket e paraqitjes së tij. Hetimet vazhdojnë dhe nuk ka ende informacion të detajuar mbi natyrën e këtij takimi.
