Ish zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Agron Kuliçaj është paraqituar ditën e sotme në SPAK.

Bëhet me dije nga burimet e gazetares së Top Channel, Anila Hoxha se ai do të dëshmojë  për “21 Janarin”.

“Dhashë shpjegimet e mia në lidhje me 21 janarin. Shpjegova të gjitha veprimet e policisë në ditën e ngjarjes. Nuk mund të flas më tepër për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor” tha Kuliçaj pasi doli nga SPAK.

Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë ishte ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj që dëshmoi në SPAK për dosjen e “21 janarit”.

Ai u shpreh se ka dhënë dëshminë e tij, pasi u pyet si një person që mund të ketë dijeni mbi ngjarjen.