Sot, Byroja e Kuvendit do të mblidhet për të shqyrtuar ankimin e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët u përjashtuan nga salla gjatë seancës së datës 18 dhjetor.
Grupimi parlamentar i PD-së ka drejtuar një kërkesë kryeparlamentarit Niko Peleshi, duke kërkuar që mbledhja të zhvillohet në një format të hapur.
Në kërkesë, deputetët e PD-së theksojnë rëndësinë e transparencës dhe interesin e opinonit publik, duke kërkuar që mbledhja e Byrosë, e cila do të mbahet në orën 11:00, të jetë e hapur për mediat dhe gazetarët.
Kjo kërkesë vjen në një kohë kur çështjet e diskutimit janë të ndjeshme dhe ndikojnë drejtpërdrejt në transparencën e procesit parlamentar.
