Deputetja e Partisë Socialiste, gjatë fjalës së saj sot në Kuvend, Iris Luarasi, është ndalur te sulmi verbal që iu bë pak ditë në një qendër tregtare teksa po shkonte në seancë, nga një grup protestuesish.

Ajo tha se në 5 ditë, videoja është shpërndarë gjerësisht dhe se pjesë më e madhe e komenteve kanë qenë fyese dhe denigruese, apo me gjuhë urrejtjeje dhe dhune ndaj saj, duke ngritur si shqetësim dhunën online.

“Të gjithë ju e keni parë se një javë më parë ndërsa po vija drejt seancës plenare, duke ardhur për në foltore, u përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit, që ulërinin fyerje që mendoj se nuk i meritoj.

Kjo është një video që u pa nga miliona njerëz, dhe nuk jam këtu për ta ritreguar, por për të ritreguar atë që ndodhi pas videos.

Ajo që pasoi monitoruar në mënyrë të pavarur publikim pas publikimi, për 5 ditë, emri u përmend në 708 artikuj, në 64 media online, në 134 llogari të emërtuara. Shtrirja e përgjithshme 14.9 milionë. Shikimet 4.8 milionë. Dhe 80 % e të gjithë kësaj ndodhi brenda 48 orëve. Nga këto 730 komente ndëshkuese, ose potencialisht të dhunshme, burg, zhdukje, varje, djegie, pushkatim.

Jo çdo fyerje është gjuhë urrejtjeje në kuptimin ligjor, por 730 komente që flasin për varja për një grua që ecën nëpër një qendër tregtare për të shkuar në punë, nuk janë debat politik, por siç Konventa e quan në nenin 5 ‘rrezik për aksesin e drejtpërdrejtë dhe të barabartë në debatin publik’. Sot nuk flas si viktimë por si relatorja që ka të dhëna”, u shpreh deputetja.

Top Channel