Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

Specialistët e qarkullimit rrugor kanë arrestuar shtetasin Sejdi Milla, 31 vjeç, i cili duke drejtuar motomjetin është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte 87-vjeçari Luan Pirdeni.

Si pasojë e përplasjes së fortë, i moshuari ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Informacion i plotë:

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.