Komisioni i Etikës në Parlament ka përjashtuar për 30 ditë nga punimet e Kuvendit kreun e Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe deputetin e kësaj force politike, Erald Kapri.
Dy deputetët janë përjashtuar pas përplasjes me kryeministrin Edi Rama në parlament, me arsyetimin se penguan punimet e seancës plenare.
Në seancën e së enjtes Kapri dhe Shehaj, debatuan me kryeministrin Edi Rama, ku deputeti Erald Kapri i grisi Ramës edhe fletën me titullin e kryeministrit.
Për disa minuta dy ligjvënësit mbajtën të bllokuar foltoren dhe shkëmbyen replika.
Më herët Shehaj u përjashtua me 30 ditë të tjera edhe për ofendimin ndaj ministrin e Financave, Petrit Malaj.
