Një 20-vjeçar në Greqi u dhunua barbarisht nga një grup prej shtatë persona. Mediat greke shkuajnë se ngjarja ndodhi në një lokal dhe pjesë e grupit dhunues ishin edhe dy shqiptarë.

I riu u përpoq të largohej kur i pa, por ai u ndoq nga grupi dhe u dhunua e më pas njëri prej tyre e qëlloi me armë në këmbë.

Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim nga policia. Mes tyre janë identifikuar edhe dy shqiptarë të moshës 21 dhe 29 vjeç./Gazeta Shqip