Belinda Balluku ka ankimuar vendimin e GJKKO-së që e pezulloi nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës. Ankimimi në sekretari është dorëzuar në 26 nëntor, kundër caktimit të masë së sigurimit raporton Anila Hoxha.
Ndërkohë ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese do të mblidhet për të shqyrtuar ankimimin e qeverisë për pezullimin e saj nga detyra.
Balluku është marrë pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogorasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. Prokuroria e posaçme ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi.




