Dalin të tjera detaje në lidhje me plagosjen e Fabion Kuçit, i cili njihet në rrjetet sociale me emrin ‘Gucci’. Kuçi.
Mësohet se konflikti ka nisur fillimisht në rrjetin social “TikTok” dhe më pas ngjarja ka marrë të tjera përmasa. Gjatë dëshmisë së tij para policisë, Kuçi ka përmendur autorin e plagosjes, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim, duke thënë se ishte zënë pas sharjeve në rrjetet sociale.
Ndërkohë, kujtojmë se Fabion Kuçi rezulton i dënuar në Angli, ndërsa ka kryer dhe burg në këtë shtet. Ai njihet si një person që përdor gjuhë denigruese në rrjetet sociale dhe përfshihet në konflikte.



