Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë mbrëmjen e djeshme në orën 22:30.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në lagjen “Mark Lula”,  ku shtetasi me inicialet N. P., pasi mori ndihmën mjekësore, është shoqëruar në Komisariat për sqarimin e rrethanave.

Bëhet e ditur se grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.