Një person ka mbetur i plagosur me thikë në lagjen numër 2 të Kavajës. Artur Ligeja është goditur me thikë nga një person ende i paidentifikuar nga blutë.

Ligeja është pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa biznese të tjera. Mësohet se ai ndodhet jashtë rreziku për jetën dhe është marrë në pyetje nga Policia.

Një grup hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e saj dhe kapjen e autorit